Aktualitet

VIDEO/ Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik, humb jetën studenti i Akademisë së Sigurisë

Nga e përplasura një prej makinave është kthyer përmbys, ndërkohë që drejtuesi ka humbur jetën.

8 Nëntor 2023, 15:14 Nga I.A
VIDEO/ Aksident i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik, humb jetën
Aksidenti

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasiditen e sotme pranë Liqenit Artificial. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë autostradës. Nga e përplasura një prej makinave është kthyer përmbys, ndërkohë që drejtuesi ka humbur jetën. I riu që ka humbur jetën është student në Akademinë e Sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

aksident ne tirane

Sondazh

Poll