Aktualitet

“Ka bërë sherr me anëtaren e KPK”, ndahet nga burri prokurorja Elizabeta Imeraj: Theu besimin, më shkatërroi karrierën

30 Tetor 2019, 14:34 Nga DOSJA
“Ka bërë sherr me anëtaren e KPK”, ndahet nga burri

TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka drejtuar një kërkesë gjykatës, ku kërkon divorcin nga bashkëshorti Agron Bajri.

Në kërkesë padinë që Elisabeta Imeraj i ka drejtuar Gjykatës, për zgjidhjen e martesës thuhet se “Para pak ditësh kam rënë në dijeni të një rrethane e cila e ka thyer plotësisht besimin tim tek i padituri, duke u bërë kështu shkak që unë të kërkoj zgjidhjen e martesës.”

Më tej, në dokumentin e siguruar nga CNA.al, Imeraj sqaron se “Fakti se bashkëshorti më ka fshehur një rrethanë të tillë që ka të bëjë me faktin se ka patur një konflikt verbal dhe fizik me Znj. Genta Bungo, kjo rrethanë rezulton thelbësore për jetën time profesionale dhe karrierën”.

Padia është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, me dtaë 24.10.2019, ndërsa gjyqtare e çështjes është Arjana Liço.

Marrë nga CNA.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet divorcohet elisabeta imeraj elisabeta imeraj divorcohet elisabeta imeraj elisabeta imeraj

Sondazh

Poll