Sport

VIDEO/ Huliganizëm në rrugët e Milanos, një tifoz i PSG-së goditet me thikë…

Goditja me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Milano pas përleshjeve midis grupimeve të tifozëve

7 Nëntor 2023, 14:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Huliganizëm në rrugët e Milanos, një tifoz i

ITALI - Tifozët e Milanit përgatitën një pritë për tifozët e PSG-së që ndodheshin në Navigli të Milanos, në prag të një ndeshjeje mes dy klubeve në “San Siro” për Champions League.

Raportimet e shtypit italian bëjnë me dije se një tifoz, që kishte ka qëndruar prapa shokëve të tij, teksa ka tentuar të arratiset dhe ka përfunduar i goditur me thikë nga ‘huliganët’ italianë.

Sipas “Corriere della Sera”, tifozët francezë ishin në bare dhe në tarraca, kur u befasuan nga pushtimi dhe ardhja e tifozëve më radikalë të ‘kuqezinjve’. Sulmi ishte i planifikuar dhe përveç goditjes me thikë, disa tifozë mbetën me mavijosje dhe lëndime të lehta në fytyrë, madje disa u morën me ambulancë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 7 Nëntor 2023, 12:30

Newcastle kërkon “hakmarrje”…

ANGLI - Newcastle i Eddie Howe dëshiron të largohet me fitore nga Dortmundi në vizitën e tyre në “Signal Iduna Park”, pas h...

Sport 7 Nëntor 2023, 12:00

Vedat Muriqi 'shtyn' Mallorca-Cádiz…

SPANJE - Federata Spanjole ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes Mallorca-Cádiz, e planifikuar për të dielën, për shkak të ndeshjes ...