Aktualitet

Blendi Fevziu njofton librin e ri me 39 portrete: Edi Rama me pantallona të shkurtra me yje

Fevziu deklaroi se libri do të jetë gati për Panairin e Librit në Tiranë.

6 Nëntor 2023, 22:15 Nga I.A
Blendi Fevziu njofton librin e ri me 39 portrete: Edi Rama me pantallona të
Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu do të nxjerrë në treg librin e tij me portrete të 39 personazheve të rëndësishme të Shqipërisë dhe Kosovës. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu deklaroi se libri do të jetë gati për Panairin e Librit në Tiranë. Më pas Fevziu lexoi hyrjen e portretit që ka bërë për Edi Ramën, ku rrëfen takimin e parë me të, në një fushë basketbolli, me Ramën që luante dhe dukej krejt ndryshe nga të tjerët, me pantallona të shkurtra me yje. 

"Jam me libër të ri. E kam nisur 15 vite më parë. Janë 39 portrete të personazheve të rëndësishme të Shqipërisë dhe Kosovës. Janë personazhe që kam njohur, kam takaur dhe pastaj janë skica. Janë personazhe shumë interesantë. Nisin nga më të çuditshmit, nuk janë vetëm ata në politike. Është Isuf Vrioni, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Sabri Godo, etj," tha Fevziu.

edi rama blendi fevziu

Sondazh

Poll