Shpërthimi në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, flakët rrezikojnë të përhapen, nisen zjarrfikësit nga Tirana, Cërriku e Peqini
Metalurgjia Elbasan ELBASAN- Zjarri në pikën e skrapit të 'Kurum' në Metalurgjik rrezikon të përhapet, pasi është ...
Ndërkohë, përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1.5 femrat dhe të miturit që nuk perfitojne amnisti si te tjerët me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshme të dënuarve per vrasje dhe subjekteve të SPAK.
TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka publikuar nismën ligjore për aministinë, ku përfitojnë rreth 570 të dënuar. Ministria sqaron se pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vjet.
Ndërkohë, përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1.5 femrat dhe të miturit që nuk perfitojne amnisti si te tjerët me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshme të dënuarve per vrasje dhe subjekteve të SPAK.
Kriteret për përfitimin e amnistisë:
Përjashtohen nga vuajtja e dënimit:
personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
personat femra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.
personat femra, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet.
personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.
personat e dënuar meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 65 vjeç.
personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, sipas pikës 1, të këtij neni, ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenin 4 të këtij ligji, u zbritet:
1 vit e gjysëm për personat e dënuar, gra, dhe të miturve;
1 vit për personat e dënuar, burra.
Metalurgjia Elbasan ELBASAN- Zjarri në pikën e skrapit të 'Kurum' në Metalurgjik rrezikon të përhapet, pasi është ...
Aksidenti TIRANË- Videoja e mëposhtme tregon momentin e aksidentit te Kryeministria. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Dosja....
Bllokimi i produkteve ushqimore TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kal...
Foto ilustruese TIRANË-Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, prezantoi të shtunën gjetjet e studimit me titull &ldq...
Makina KURBIN- Ngjarja e rëndë që ndodhur ditën e djeshme në Kurbin, ku një 53-vjeçar humbi jetën është...
Klaudio Myrtaj ITALI- Hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj në Itali vijojnë. Referuar dinamikës së ng...
Gjykata e Durresit DURRËS-Gjykata e Durrësi ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Armand Lalën, pron...
Spitali i Korces DEVOLL-Një 41-vjeçare në Devoll pas konsumimit të kërpudhave ka përfunduar në gjendje të rë...
Salla e komisionit dhe Dumani Entuziastë, se sapo kishin miratuar me konsensus një rezolutë për Kosovën, deputetët u ngrit&eu...
Sali Berisha TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike është përgjigjur paraditen e sotme pas mbledhjes së Grupit Parl...