Aktualitet

Shpërthimi në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, flakët rrezikojnë të përhapen, nisen zjarrfikësit nga Tirana, Cërriku e Peqini

Zjarri nisi sot rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi. 

6 Nëntor 2023, 17:12 Nga a.l
Shpërthimi në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, flakët
Metalurgjia Elbasan

ELBASAN- Zjarri në pikën e skrapit të 'Kurum' në Metalurgjik rrezikon të përhapet, pasi është aktive që prej paradites së sotme.

Zjarri nisi sot rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi. 

Nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.

 

zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll