Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët, Corriere Della Sera: Shqipëria nuk përfiton fonde shtesë

6 Nëntor 2023, 20:35 Nga DOSJA

Marrëveshja për emigrantët, Corriere Della Sera: Shqipëria

ITALI- Detaje të tjera janë zbuluar nga marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët që do të strehohen në vendin tonë. Corriere Della Sera shkruan se marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Sipas mediave italiane strukturat, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë, duke parashikuar rreth 39 mijë emigrantë në vit, për të përfunduar me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e mundshëm.Strutkurat do të ngrihen në portin e Shëngjinit. Po ashtu një detajë tjetër thelbësor që është publikuar në mediat italiane është fakti që nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë nga Italia.

Sondazh

Poll