Aktualitet

Pas denoncimeve nga mediat, nis puna për rehabilitimin e spitalit Psikiatrik të Vlorës

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vizitoi vazhdimin e punimeve, theksoi se një hap i tillë do të merret edhe me spitalin e Elbasanit.

6 Nëntor 2023, 20:07 Nga I.A
Pas denoncimeve nga mediat, nis puna për rehabilitimin e spitalit
Albana Koçiu

VLORË- Spitali Psikiatrik i Vlorës ka nisur rehabilitimin, pas denoncimeve të mediave dhe emisionit Piranja, për gjendjen e keqë të spitalit. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vizitoi vazhdimin e punimeve, theksoi se një hap i tillë do të merret edhe me spitalin e Elbasanit.

Është një godinë e cila po rehabilitohet plotësisht. Ambientet të cilat janë në rikonstruksion të plotë. Bëhet fjalë për të sëmurë kronikë të këtij spitali. Dy pavione të cilat po rehabilitohen nga e para me buxhetin e shtetit. Jo vetëm kjo strukturë, por edhe Spitali Psikiatrik i Elbasanit gjithashtu do të fillojë rikonstruksionin e plotë,” tha Koçiu.

albana koçiu

Sondazh

Poll