Sport

“A është Bayern një skuadër më e mirë pa Kimmich?”, pyetja që ka tronditur Munich...

Një ish-ndërkombëtar gjerman që ka luajtur për Bayernit ka turbulluar mjedisin bavarez

6 Nëntor 2023, 11:56 Nga DOSJA
“A është Bayern një skuadër më e mirë pa

GJERMANI - Josuah Kimmich (28) ka nisur të diskutohet në Mynih. 

Ka mjaftuar që mesfushori të vendoset në orbitën e Barcelonës dhe Bayerni të fitojë, duke dhënë një imazh shumë të mirë, në ndeshjen e fundit të ligës pa të (është i pezulluar për dy ndeshje) ndaj rivalit më të madh Borussia Dortmund (0-4) dhe mesfushori është vënë në qendër të vëmendjes. 

Ish-ndërkombëtari gjerman Dietman Hamann (50), i cili luajti mes të tjerëve për Bayern, Liverpool dhe Manchester City, dhe që sot bashkëpunon si analist televiziv, bëri një pyetje vërtet helmuese për Kimmich, gjatë transmetimit në ' Sky90': "A është Bayern një ekip më i mirë pa të?"

Ai nuk iu përgjigj pyetjes së tij, por tha: “Kam folur me disa njerëz dhe shumë tifozë të Bayernit thonë se pa Kimmich gjërat janë më të mira. Kjo ishte ndeshja më e mirë që kur Tuchel ishte atje, dhe ishte pa Kimmich.

Gjërat nuk do të jenë më të lehta për të tani e tutje,"- shtoi ai, duke nënvizuar se vendin e tij mund ta zë Leon Goretzka. "Ai tregoi kundër Dortmundit se çfarë lojtari i madh është. Ai është po aq i shpejtë me topin sa është pa të." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll