Politike

Historiani britanik përmend "gabimet" e Tony Blair si kryeministër, Rama: Mos fol për të në praninë time

Gjatë bisedës së tyre, historiani britanik ka kritikuar qeverisjen e Tony Blair, që sipas tij ishte ndër shkaqet që ndodhi më pas dalja e Britanisë nga BE-ja.

4 Nëntor 2023, 20:00 Nga r.ll
Historiani britanik përmend "gabimet" e Tony Blair si
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit të tij "Flasim", kishte të ftuar, autorin dhe gazetarin e famshëm britanik, Timothy Garton Ash.

Gjatë bisedës së tyre, historiani britanik ka renditur "gabimet" në qeverisjen e Tony Blair, që sipas tij ishte ndër shkaqet që ndodhi më pas dalja e Britanisë nga BE-ja.

“Mendoj që një nga gabimet që bëri Toni Blair, të cilin e admiroj për shumë gjëra – e tija ishte një periudhë e mrekullueshme  e historisë britanike – gabimi që bëri ishte të besonte se ishte e mundur që të kishte vetëm hapje, hapje, hapje; hapje të shoqërisë, hapje të financave, hapje të ekonomisë, hapje të emigracionit pa pasur asnjë reagim! Sepse në fakt pati një reagim. Dhe slogani i përkrahësve të Brexit-it, që iu dha fitoren – meqë ra fjala, vetëm 52 për qind me 48 për qind, mos harro, nuk ishte aspak e pashmangshme – ishte “Rimerr kontrollin”. Ajo çfarë ndodh tani në Gjermani është që udhëheqësit gjermanë po flasin për “kontrolverlust” (humbjen e kontrollit). Pra, mendoj se të gjitha shoqëritë tona kanë nevojë për atë ndjesinë që gjërat janë nën kontroll, që imigracioni po menaxhohet. Pra, mendoj se ky ishte një gabim i viteve të Blair-it, që e paguam shtrenjtë. Por fakti që tani po përpiqemi ta vëmë nën kontroll, si të gjitha vendet e tjera europiane, nuk do të thotë se është fundi i larmisë sonë kulturore, është përtej saj", tha historiani.

Pas fjalës së historianit, Rama i tha se nuk duhet të fliste për Blair në praninë e tij.

“Mos e prek Tony Blair-in në praninë time”. Thjesht, mos e prek”, u shpreh kryeministri.

Më tej Timothy Garton Ash është shprehur se ai e kishte mik Tony Blair.

”Shiko, unë e kam mik Tony Blair-in. Ai është i rritur mjaftueshëm, për të pranuar gabimet e tij”, u shpreh historiani .

Kujtojmë se Tony Blair është këshilltar i kryeministrit Rama. Ai është gjithashtu kryeministri më jetëgjatë laburist i Britanisë së Madhe, i cili shërbeu nga viti 1997 deri në vitin 2007. Më pas ai punoi si lobist dhe këshilltar për qeveritë e ndryshme të botës, një punë që e bëri atë të pasur, por gjithashtu të kritikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

edi rama timothy garton ash

Sondazh

Poll