Politike

“Mos harroni elementin surprizë”/ Zhupa zbulon skenaret e opozitës për protestat në Kuvend

Ndër të tjera deputetja demokrate tha se asgjë nuk ndodh pa vullnetin dhe miratimin e kryeministrit Edi Ramës.

4 Nëntor 2023, 19:06 Nga h.k
“Mos harroni elementin surprizë”/ Zhupa zbulon skenaret e
Ina Zhupa

TIRANË-Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike ka treguar për mediat pasditen e sotme disa nga mundësitë e zhvillimit të aksionit opozitar në Kuvend. Deputetja e ftuar në Neës 24 në emisioni “Kjo javë”, ka thënë se ne nuk do të bojkotojmë mandatet për të lënë mazhorancën të bëj si të dojë. Sipas Zhupës nuk është e re dhe e papritur për opinionin dhe vet qeverinë që opozita do të ndërrmerte akte bllokimi në parlament.

Ne do të ruajmë elementin surprizë, por një gjë është e sigurt, as garda e as policia, ne nuk ka tremb e as nuk na bën të tërhiqemi. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë skenar brenda rregullave demokratike. Ne s’kemi asgjë antidemokratike lidhur me dhunën, mjetet janë demokratike. Ne nuk do të lëmë mandatet dhe të bojkotojmë duke lënë rehat Ramën. Greva nuk është përjashtuar si skenar po ashtu. Një tjetër formë proteste është ‘sitting’.”, tha Zhupa.

Ndër të tjera deputetja demokrate tha se asgjë nuk ndodh pa vullnetin dhe miratimin e kryeministrit Edi Ramës.

Asgjë nuk ndodh pa vullnetin dhe miratimin e Ramës. Trajtimi i Kuvendit si selia e PS-së. Deputetët e PS-së do duhet të respektojnë protestën tonë dhe të presin që Ram dhe Nikolla të reagojnë për këtë protestë që është e drejtë dhe minimaliste. Janë vetëm 3 kërkesa. Kuvendi ka dy mekanizma, ligjvënien dhe kontrollin si pushtet.”, shtoi më tej demokratja Zhupa.

ina zhupa

Sondazh

Poll