Aktualitet

Nëna e Kacifasit bëri thirrje kundër shqiptarëve/ Artan Hoxha: Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për të

30 Tetor 2019, 07:54 Nga DOSJA
Nëna e Kacifasit bëri thirrje kundër shqiptarëve/ Artan

Tiranë- Ditën e djeshme i ftuar në emisionin “Top Show” gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifas, ekstremistit grek.

Teksa ishin duke folur për homazhet për 1 -vjetorin e vdekjes, Artan Hoxha u shpreh se pas thirrje kundër shqiptarëve Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për mamanë e Kacifasit.

“Mamaja e Kacifasit po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.  Edhe kryetari i Omonias qe pengoi gazetaret dhe i quajti turq”, u shpreh Artan Hoxha ndër të tjera.

Të shtunën në Bularat u zhvillua ceremonia e 1 vjetorit të vdekjes së Kacifasit. Familjarët s’lejuan gazetarët shqiptarë në varreza dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit bëri thirrje për luftë dhe të gjithë të rrëmbenin armët. Policia blindoi të gjithë fshatin dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vrasja e kacifas artan hoxha vrasja e kacifas

Sondazh

Poll