Sport

VIDEO / Cikalleshi i jep frymëmarrje Konyasporit në momentin e fundit!

Konyaspor vinte pas katër humbjesh radhazi në kampionat dhe falë golit të Cikalleshit rikthehet tek rezulatet pozitive.

5 Nëntor 2023, 18:07 Nga DOSJA
VIDEO / Cikalleshi i jep frymëmarrje Konyasporit në momentin e fundit!

TURQI - Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e katërt në kampionatin turk, duke realizuar një 11-metërsh, në minutën e shtatë të kohës shtesë. Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar me panenka, për t’i dhënë një pikë Konyaspor ndaj Fatih Karagümrük.


Konyaspor vinte pas katër humbjesh radhazi në kampionat dhe falë golit të Cikalleshit rikthehet tek rezulatet pozitive. Aktualisht skuadra e sulmuesit kuqezi shkon në kuotën e 11 pikëve, teksa këtë edicion ka si synim që të shmangë rënien nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll