Sport

Copa Libertadores 2023: Mësoni sa se para ka përfituar Fluminense si fituese e trofeut…

Skuadra braziliane e Fluminenses fitoi 2-1 ndaj argjentinasve të Boka Junior në finalen e Copa Libertadores 2023 në “Estádio Maracanã” të Rio de Janeiro.

5 Nëntor 2023, 08:14 Nga DOSJA
Copa Libertadores 2023: Mësoni sa se para ka përfituar Fluminense si

BRAZIL - Fituesit e finales së Copa Libertadores 2023 do të marrin një pagesë prej pak më pak se 20 milionë dollarë, në krye të çmimeve që kanë grumbulluar tashmë gjatë edicionit 2023 të turneut elitar të klubeve të Amerikës së Jugut.

Sipas informacionit të dhënë nga CONMEBOL, organi drejtues i futbollit të Amerikës së Jugut,  kampionët e Copa Libertadores 2023, në rastin konkret Fluminense do të shpërblehet me 18 milionë dollarë si fituese e trofeut. Nënkampionët, pra Boka Junios, ndërkohë, do të fitojë 7 milionë dollarë që ka arritur deri në finale.

Këtyre shumave do t’u shtohen edhe bonuset e mëposhtëm: 3 milionë dollarë për konkurrimin në fazën e grupeve të këtij sezoni; 300.000 dollarë për fitore në fazën e grupeve; 1.25 milion dollarë për arritjen e 16 të fundit; 1.7 milionë dollarë për çerekfinalet; dhe 2.3 milionë dollarë për kualifikimin në gjysmëfinale.

Në përgjithësi, vazoja e çmimit të Copa Libertadores prej gati 208 milionë dollarësh, të këtij viti është pak më shumë se një e pesta më e madhe se fondi i vitit 2022, thotë CONMEBOL. Nëse jeni kuriozë për të mësuar se sa do të përfitojë në total Fluminense dhe Boka Junior, merrni një makinë llogaritëse dhe mblidhini shumat…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll