Sport

NGATERRESA! Tifozët e Bocas festojnë... gabimisht golin e Fluminenses... (video)

Herman Cano hapi rezultatin për Fluminense në finalen e Copa Libertadores dhe ngatërroi një grup tifozësh të Boca Juniors në Argjentinë.

5 Nëntor 2023, 12:00 Nga DOSJA
NGATERRESA! Tifozët e Bocas festojnë... gabimisht golin e

ARGJENTINE - Dueli mes Boca Juniors dhe Fluminense në stadiumin “Maracana” në Rio de Zhaneiro mbajti pezull miliona argjentinas dhe brazilianë.

Teksa prisnin gjatë gjithë ndeshjes dhe kohën shtesë për të parë se cila nga dy skuadrat do të fitonte Copa Libertadores, ka gjithmonë disa “perla të vogla” që vjedhin vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Për shembull, në Argjentinë, kishte shumë vende, ku tifozët e Bocas ishin mbledhur për të parë finalen e madhe, dhe Lezama Park ishte një prej tyre. Ndërsa qindra tifozë të skuadrës po ndiqnin ndeshjen, televizorët pushuan së punuari, dikush bërtiti gol dhe tifozët argjentinas besuan se goli ishte për ekipi i tyre.

Fatkeqësisht për ta, ai ishte goli i parë i Fluminenses. Zhgënjimi ishte i madh kur mësuan të vërtetën, por gjithsesi, momenti që shpejt u bë viral, shikojeni videon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll