Sport

E PAZAKONTË! Autobusi ngatërroi rrugën dhe Arsenali U-18 që do luante ndaj Brighton, përfundoi... në qytetin e gabuar

“Topçinjtë” përfunduan në qytetin e Bournemouth-it, më shumë se 150 kilometra larg vendit të ndeshjes

5 Nëntor 2023, 09:45 Nga DOSJA
E PAZAKONTË! Autobusi ngatërroi rrugën dhe Arsenali U-18 që

ANGLI - Skuadra e Arsenalit nën 18 vjeç, e drejtuar nga ish-lojtari Jack Wilshere, ka pasur një moment të pazakontë këtë të shtunë, kur ka gabuar vendin e ndeshjes. 

Skuadra e “Topçinjve” kishte planifikuar një takim me Brighton, por sipas shtypit anglez, autobusi që transportonte ekipin, gaboi rrugën dhe përfundoi në... Bournemouth, gjithashtu në jug të Anglisë, por më shumë se 3.5 orë larg udhëtim, duke penguar kështu zhvillimin e ndeshjes.

Fillimisht e planifikuar për në orën 12:00, takimi u vonua me gjysmë ore, por më shumë se 150 kilometrat që ndajnë dy qytetet britanike, përfunduan duke motivuar shtyrjen e ndeshjes për një datë që do të përcaktohet së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll