Sport

Pep Guardiola “iu dorëzua” performacës së Bernardo Silvës: “Më kujtoi Leo Messin…”

Trajneri i Manchester City, pas ndeshjes zbuloi gjithashtu edhe arsyen pse ai e zëvendësoi Haaland në pjesën e parë

5 Nëntor 2023, 11:38 Nga DOSJA
Pep Guardiola “iu dorëzua” performacës së Bernardo

ANGLI - Pep Guardiola ishte i impresionuar nga performanca e Bernardo Silvas në ndeshjen e Manchester Cityt ndaj Bournemouth. Ndërkombëtari portugez shënoi dy here në këtë ndeshje, ku “Qytetarët” fituan 6-1.

“Bernardo Silva është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai shënoi dy gola të mrekullueshëm.  Lëvizja në golin e dytë më kujtoi Messin… Leo Messi e ka bërë këtë shumë herë. Të gjithë janë të lumtur që ai është këtu”,- nisi ai duke i thënë mikrofonave të BBC-së pas ndeshjes për performacën e portugez që shënoi dy herë në humbjen e Bournemouth.

Më pas, trajneri spanjol shpjegoi edhe pse e largoi Haaland në pjesën e parë. “Ai dëmtoi pak kyçin e këmbës dhe ne nuk donim ta rrezikonim. Ai nuk ndihej rehat.  Ndoshta do të kthehet të martën ose të dielën”, ka theksuar ai.

Guardiola nuk ka lënë pa përmendur edhe Dokun, i cili bëri një shfaqje që ra në sy: “Ai është përshtatur shpejt. Nuk ishte vetëm sot që ai bëri një lojë të shkëlqyer. Ai ka bërë mirë në çdo ndeshje që ka luajtur.”  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll