Aktualitet

"Dumani me krerët e sigurisë"/ Përfundon vizita e SPAK, Ambasada e SHBA-së: Takimet në Washington për luftën anti-korrupsion

Mësohet se Dumani është takuar me zv/Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Richard Nephew mbi çështjen e luftës anti-korrupsion.  

4 Nëntor 2023, 16:25 Nga h.k
"Dumani me krerët e sigurisë"/ Përfundon vizita e SPAK,
Kreret e SPAK ne SHBA

SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara Amerikane ka njoftuar ditën e sotme përfundimin e vizitës së Prokurorëve të SPAK në SHBA. Sipas njoftimit bëhet i ditur rendi i vizitave të Kreut të SPAK Altin Dumani dhe prokurorëve me disa nga zyrtarët e lartë të Washingtonit.

Mësohet se Dumani është takuar me zv/Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Richard Nephew mbi çështjen e luftës anti-korrupsion.  

NJOFTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew. Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).

spak ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll