Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarën që po lëvizte me biçikletë, arrestohet 53-vjeçarja në Shkodër

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në lagjen “Skënderbeg”, ku automjeti që drejtonte 53-vjeçarja ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte 72-vjeçarja. Kjo e fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

4 Nëntor 2023, 15:29 Nga r.ll
Përplasi për vdekje të moshuarën që po lëvizte me
foto ilustruese

SHKODËR-Një 53-vjeçare që përplasi për vdekje 72-vjeçaren në Shkodër, është arrestuar nga policia.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në lagjen “Skënderbeg”, ku automjeti që drejtonte 53-vjeçarja ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte 72-vjeçarja. Kjo e fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital, arrestohet 53-vjeçarja.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.

Shtetasja M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll