Aktualitet

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, plagosen dy persona (EMRAT)

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Miklovan Çollaku, (menaxher) dhe shtetasi Myrti Kadiu (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

4 Nëntor 2023, 14:43 Nga a.l
Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë,
foto nga vendngjarja

TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në një pikë karburanti në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Bardhyl'.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Miklovan Çollaku, (menaxher) dhe shtetasi Myrti Kadiu (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Sipas të dhënave nga policia, fillimisht ka pasur një shpërthim të valvulës së sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin. Nga kjo kanë nisur flakët, ndërsa shoferi i plagosur, Myrti Kadiu, ka tentuar të largojë autobotin me benzin nga vendi i ngjarjes, por duke qenë se ishte i lënduar ka humbur kontrollon dhe ka rënë në shkallët e një biznesi të ngjitur me karburantin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

shperthim ne karburant

Sondazh

Poll