Aktualitet

Pamjet e asfaltit të çarë në Dibër, ARRSH sqaron: Nuk ka lidhje me Rrugën e Arbrit

Çarja e asfaltit ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

4 Nëntor 2023, 13:14 Nga A.B
Pamjet e asfaltit të çarë në Dibër, ARRSH sqaron: Nuk
Rruga

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim publik në lidhje me pamjet ku pretendohet se bëhet fjalë për Rrugën e Arbrit. ARRSH thekson se pamjet nuk kanë lidhje me rrugën e Arbrit. Sipas tyre, çarja e asfaltit ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar – Njoftim për mediat dhe opinionin publik

Së fundmi ka qarkulluar një lajm në lidhje me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit. Bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.

Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi. Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi.

arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll