Aktualitet

“Kemi telefonuar mbi 10 herë…”/ Flet pronari i biznesit të përmbytur në Tiranë: S'na ka ndihmuar njeri! Makinat kanë dalë jashtë funksionit

Probleme kanë pasur edhe ndërtesat aty prane, përfshirë një lokal dhe garazhet e një pallati.

4 Nëntor 2023, 12:24 Nga a.l
“Kemi telefonuar mbi 10 herë…”/ Flet pronari i biznesit
Qytetari

TIRANË- Stuhia që goditi dje Tiranën ka lënë pas dëme të shumta materiale në biznese e banesa. Pronari i një prej bizneseve në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”, ka folur për Faxnews, duke thënë se askush nuk u ka ardhur për ndihmë.

Ai tha se kanë telefonuar mbi 10 herë shërbimin zjarrfikës apo 112, por askush nuk është interesuar. Ai tregoi se janë detyruar që të blejnë pompa uji për të bërë të mundur zbrazjen e bizneseve. Probleme kanë pasur edhe ndërtesat aty prane, përfshirë një lokal dhe garazhet e një pallati.

Rikujtojmë se zona pranë “Pallatit me Shigjeta” u përmbyt dje, teksa u bllokua edhe qarkullimi.

“E gjithë zona lokalet, janë mbushur plot me ujë. I kemi ngritur të gjitha gjërat sipër. Makinat kanë dalë jashtë funksionit. Mbi 10 herë kemi telefonuar 112, 128.

Nuk ka ardhur asnjë për të na ndihmuar.  Të gjithë kanë qënë plot.

Unë s’kam pas shumë gjëra poshtë por bizneset e tjera. Janë prishur disa kompjutera dhe tavolina. Nuk erdhi njëri për të na pyetur se cfarë ndodhi”- u shpreh ai.

 

moti i keq ne tirane

Sondazh

Poll