Aktualitet

Stuhia “Ciaran” prek Shqipërinë/ Situata në Rrugën e Arbrit paraqitet e qetë, qarkullimi vijon pa probleme

Sipas meteorologëve stuhia do të vijojnë dhe për dy ditët e fundjavës.

4 Nëntor 2023, 12:23 Nga A.B
Stuhia “Ciaran” prek Shqipërinë/ Situata në
Rruga

TIRANË- Stuhia “Ciaran”, e cila ka prekur disa vende të Europës, prej mesditës së djeshme ka shkaktuar përmbytje rrugësh, probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve si edhe ndërprerje të energjisë edhe në Shqipëri.

Mirëpo, pavarësisht se në disa akse ka probleme, burime për Dosja.al bëjnë të ditur se situata në Rrugën e Arbrit është më e qetë, pasi edhe reagimi i institucioneve ka qenë i shpejtë dhe në kohë. Aktualisht në rrugë ka vetëm pak gurë, por që nuk janë bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve. 

Sipas meteorologëve stuhia do të vijojnë dhe për dy ditët e fundjavës. Nga Jugu në Veri problemet janë të shumta. Në Durrës dhe Vlorë është pezulluar lundrimi i mjeteve të peshkimit, ndërsa në Shkodër ka probleme me energjinë elektrike./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll