Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë natës priten stuhi të forta

Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta.

3 Nëntor 2023, 22:22 Nga h.k
Ministria e Mbrojtjes: Gjatë natës priten stuhi të forta
Niko Peleshi

TIRANË- Niko Peleshi, Ministri Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e motit në Shqipëri. Ministri thotë se situata e krijuar si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë. 

Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Peleshi ka njoftuar se strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.

POSTIMI I NIKO PELESHIT

"Situata e krijuar si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë, por strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje. Tri ekipe nga Forcat e Armatosura janë angazhuar në ndihmë të punonjësve të bashkisë së Tiranës, ku situata është përmirësuar ndjeshëm. Vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve. Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta. U bëjmë thirrje qytetarëve të njoftojnë në kohë, në rast nevoje dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme."

stuhia ne tirane

Sondazh

Poll