Politike

Enio Jaço përfundon mandatin si President i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqipëria do shumë punë që të tërheq investitorë të huaj

Duke folur gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të AmCham në praninë e 256 kompanive anëtare ai u bëri thirrje atyre që të përfshihen sa më shumë që zëri i tyre të dëgjohet.

2 Nëntor 2023, 18:28 Nga I.A
Enio Jaço përfundon mandatin si President i Dhomës Amerikane
Enio Jaço

TIRANË- President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço në fund të mandatit të tij, ka deklaruar se vendi ynë do shumë punë që të bëhet magneti i Ballkanit për të tërhequr investitorë. Duke folur gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të AmCham në praninë e 256 kompanive anëtare ai u bëri thirrje atyre që të përfshihen sa më shumë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Rruga jonë nuk është pa sfida. Dikush një herë tha që nëse keni rritje 250% të Investimeve, çfarë doni më shumë? Përgjigja ime është ne nuk duam thjesht më shumë. Ne duam shumë më shumë.  Ne vleresojmë se potenciali i Shqiperise është për të 5-fishuar investimet amerikane, për t’i bërë ato nga 220 milion dollarë në mbi 1 miliardë dollarë. Kjo do e krahasonte Shqipërinë me ato vendet që thithin më shumë investime në Ballkan. Por për të arritur këtë na duhet një klimë biznesi që mundëson konkurrencën e ndershme dhe lufton të pandershmen, me paketa ligjore që parandalojnë korrupsionin. Gjithashtu kërkojmë reformimin e prokurimeve publike në platforma reale dhe transparente ku investitorët e huaj të konkurrojnë lirshëm krahas bizneseve lokale, përcaktimin e incentivave dhe standartizimin e kritereve automatike për marrjen e lejeve të investimeve në mënyrë që Shqipëria të merret seriozisht nga investitorët e huaj. Fakt është se bizneset në Shqipëri vijojnë të operojnë në labirinthe burokratike dhe praktika të vjetëruara. Dhe në një kohë kur progresi drejt integrimit duhet të jetë i shpejtë – Shqipëria nuk e ka luksin të ecë me “baby steps” – i duhet të bëjë hapa të mëdha në një kohë të shkurtër. Por reforma mund të arrihet vetëm me një bashkëpunim real mes sektorit privat dhe administratës publike," theksoi ai.

Po ashtu ai ai theksoi se është shumë e rëndësishmë që të sigurohet e ardhmja e tregtisë dhe hapja e investimeve të reja.

“Pavarësisht këtyre sfidave, ose ndoshta për shkak të tyre, tani më shumë se kurrë është e rëndësishme që të sigurojmë të ardhmen e tregtisë, bizneseve – hapjen drejt investimeve të reja dhe hapjen drejt investimeve të vërteta strategjike ku Dhoma Amerikane ka një rol të rëndësishëm për të luajtur”, tha Jaço.

Enio Jaço drejtoi Dhomën Amerikane për dy mandate duke spikatur me qendrimet e forta publike në mbështetje të bizneseve dhe përmirësimit të klimës së investimeve duke qenë kritik ndaj korrupsionit, pastrimit të parave, dhe praktikave të padrejta të të bërit të biznesit.

enio jaço

Sondazh

Poll