Politike

Arrestohet bosi i “Call-Centerave”, ishte shpallur në kërkim për mashtrim me vlerë 15 milion euro

Fillimisht Domi është zbuluar dhe më pas shpallur në kërkim nga prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj. Më tej ky i fundit shpalli moskopetencën duke ia kaluar dosjen hetimore SPAK, dhe se aktualisht hetimet po drejtohen nga prokurori, Ened Nakuçi.

2 Nëntor 2023, 15:47 Nga h.k
Arrestohet bosi i “Call-Centerave”, ishte shpallur në
Policia e Tiranes

TIRANË -Policia ka vendosur një pranga, Mendim Domin i njohur si një nga krerët e “Call-Centerave”  i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas gazetarit Elton Qyno nga Ora News, Domi është një pjesë e grupit kriminal të denoncuar nga një media, ku së bashku me personat e tjerë kanë marrë një shumë mbi 15 milionë euro përmes skemës së një personi me call-centera.

Mendim Domi, një nga bosët e “Call-Centers” që fshihej në kryeqytet, u arrestua nga policia e Tiranës, pasi kërkohej si person që kishte mashtruar mijëra qytetarë europianë.

Mendim Domi është pjesë e një grupi kriminal të denoncuar në media në dhjetor 2022, ku së bashku me persona të tjerë kanë përfituar një shumë prej mbi 15 milionë eurosh përmes një skeme mashtrimi me call center. Fillimisht Domi u zbulua dhe më pas u shpall në kërkim nga prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj. Më tej, ky i fundit deklaroi paaftësinë e tij duke ia kaluar dosjen hetimore SPAK-ut dhe se aktualisht hetimet po drejtohen nga prokurori Ened Nakuçi.

Kjo pasi emri i Mendim Domit nuk ka dalë vetëm në dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës, por edhe në një tjetër çështje penale që po ndiqet nga prokurori i posaçëm i SPAK, Ened Nakuçi.

bosi call centerave mendim domi

Sondazh

Poll