Politike

Replikat në Kuvend/ Gogu-Salianjit: Je me “non gratat” ti, je bërë kamikaz! Deputeti i PD: Unë përfaqësoj popullin, ti BANDAT (VIDEO)

Deputeti demokrat shprehet se përfaqëson popullin në Kuvend, ndërsa i drejtohet Gogut se ai përfaqëson bandat. Ky i fundit i është kthyer duke e quajtur kamikaz të paligjshëm. 

2 Nëntor 2023, 14:04 Nga a.l
Replikat në Kuvend/ Gogu-Salianjit: Je me “non gratat” ti, je
Ervin Salianji

TIRANË- Jo vetëm kaos, tymuese apo përplasje fizike. Në Kuvendin e sotëm u panë edhe replika të forta mes deputetëve të opozitës dhe atyre socialistë. Pasi Qefalia u përplas fizikisht me Spahon. Ndërsa më pas filluan edhe akuzat mes Qefalisë dhe deputetit të PD. Në debat u përfshi edhe Toni Gogu i cili ka replikuar me Salianjin. Deputeti demokrat shprehet se përfaqëson popullin në Kuvend, ndërsa i drejtohet Gogut se ai përfaqëson bandat. Ky i fundit i është kthyer duke e quajtur kamikaz të paligjshëm. 

REPLIKAT:

Salianji: Karriget nuk janë tuajat janë të popullit, nuk e keni pronë këtë. E din unë çfarë përfaqëson ti.

Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?

Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat.

Gogu-Salianjit:  Je me “non gratat” ti, je bere kamikaz i paligjshmërisë.

Salianji: Ti je vegël që përdoresh, mua s’më përdor dot njeri. Unë përfaqësoj popullin.

Berisha: Pse bëhesh avokat i kriminelit Taulant Balla.

Gogu-Berishës: Bëhem avokat i atyre që më kanë zgjedhur 

ervin salianji toni gogu kuvendi 2 nentor 2023

Sondazh

Poll