Politike

Berisha: Kanë dërguar SKAP-in në parlament, kjo vërteton se është organizatë kriminale e drejtuar nga Rama

2 Nëntor 2023, 13:31 Nga a.l
Berisha: Kanë dërguar SKAP-in në parlament, kjo vërteton se
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëron se opozita do të vazhdojë betejën deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve në Parlament. Ai tha se kanë dërguar SKAP-in në parlament, dhe sipas tij kjo vërteton se është organizatë kriminale e drejtuar nga kryeministri. 

DEKLARATA E PLOTË: 

Kanë dërguar SKAP-in, kur unë u thoja ju SKAP-i, ju habiteshit, nuk e pëlqenit këtë term.
Harronit faktin se unë jam ish-president, ish-kryeministër dhe gjëja e fundit që mund të thoja është kjo.
Por a e dini ju se sot SKAP-i është në parlament që nuk ka asnjë vepër penale.
SKAP-i, një organizatë e vërtetë kriminale që komandohet nga Edi Rama, është sot në sallën e parlamentit.
A ndodhi një krim për SKAP-in aty, më thoni, pyesni?
Duke dëshmuar se është një vegël e verbër e Edi Ramës.
Sidoqoftë, ju garantoj se këtë betejë pa kthim nuk mund të ndalojë gjer në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament.
Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe natyrisht deputetët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me popullin opozitar dhe jam i bindur se në momentin e dhënë, një përgjigje mbarëpopullore, një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje.

 

kuvendi 2 nentor 2023 sali berisha

Sondazh

Poll