Aktualitet

Moti i keq në vend/ Në Shkodër probleme në disa akse rrugore, ndërprerje energjie në Lezhë

Punonjës të ujësjellës kanalizime së bashku me shërbimet publike të bashkisë Shkodër kanë dalë në terren, ku pas zhbllokimit të pusetave dhe lirimit të kanalizimeve, është bërë i mundur normalizimi i situatës. 

1 Nëntor 2023, 08:47 Nga r.ll
Moti i keq në vend/ Në Shkodër probleme në disa akse
foto nga Shkodra

SHKODËR- Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë pasdites. Në Shkodër reshjet me intensitet të lartë për më shumë se 2 orë kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të qytetit të Shkodrës. 

Më vonë punonjës të ujësjellës kanalizime së bashku me shërbimet publike të bashkisë Shkodër kanë dalë në terren, ku pas zhbllokimit të pusetave dhe lirimit të kanalizimeve, është bërë i mundur normalizimi i situatës. 

Moti i keq gjithashtu shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë në shumë zona në Lezhë.

moti i keq ne shkoder

Sondazh

Poll