Sport

Tre gjigantë anglezë do të luftojnë për mbrojtësin e Interit…

Liverpool dhe Manchester United do të rivalizojnë Chelsean, në ndjekjen e tyre për Denzel Dumfries që luan me Interin

1 Nëntor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Tre gjigantë anglezë do të luftojnë për mbrojtësin

ANGLI - Sipas informacioneve të “Calciomercato”, Chelsea është shumë e prirur të ketë Denzel Dumfries në radhët e saj. Mbrojtësi 27-vjeçar ka performuar fuqishëm këtë sezon dhe interesimi për shërbimet e tij duket mjaft i lartë. Edhe pse “Blutë” po tregojnë interes serioz, ata do të përballen me konkurrencë nga Liverpool dhe Manchester United për nënshkrimin e holandezit.

Dumfries bëri emër në fushat e futbollit të Evropës, ndërsa luante për PSV Eindhoven.  Paraqitjet e tij mbresëlënëse çuan në një transferim te Interi në verën e vitit 2021. Gjigantët e Serisë A e morën atë për të zëvendësuar Achraf Hakimi dhe ai duket se ka bërë një punë të mirë gjatë viteve. 

Pas një sezoni të parë mbresëlënës në klubin italian, ka pasur shumë interes për shërbimet e 27-vjeçarit. Por interesi u zbeh, sepse Dumfries nuk ishte në më të mirën e tij në sezonin 2022/23.  Megjithatë, mbrojtësi kujton paraqitjet e tij më të mira këtë sezon. Në 12 paraqitjet e tij këtë sezon, holandezi ka kontribuar me gjashtë gola.

Chelsea është një nga klubet angleze që e do Dumfries në radhët e saj. Ata i kanë vënë syrin prej disa kohësh dhe duan të fitojnë të drejtat e tij në të ardhmen e afërt. Por londinezët nuk janë të vetëm në garën për shërbimet e 27-vjeçarit. Manchester United është i interesuar për mesfushorin e Interit. 

“Djajtë e Kuq” kanë dy mbrojtës të djathtë cilësorë, por Erik ten Haag nuk ka qenë shumë i kënaqur me paraqitjet e tyre dhe do të ishte i lumtur të kishte Dumfries në dispozicion. Mbrojtësi i Interit do të forcojë krahun e djathtë dhe gjithashtu do t'i japë Mançester Junajtid opsionin për të filluar me mbrojtës të krahut sulmues në të dyja krahët.

Liverpool gjithashtu po monitoron nga afër lojtarin holandez, pasi kontrata e Trent Alexander-Arnold skadon në vitin 2025. Një betejë serioze për nënshkrimin e Dumfries mund të marrë formë në dritaren e ardhshme të transferimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll