Sport

Parashikimi i legjendës Johan Cruyff: “Messi do të grumbullojë ndoshta edhe tetë “Topa të Artë”, ai është i pakrahasueshëm”

Në moshën 36 vjeç e 128 ditë, Leo Messi u bë lojtari i dytë më i vjetër që fiton “Topin e Artë”. Atij ia kalon vetëm Sir Stanley Matthews

1 Nëntor 2023, 08:30 Nga DOSJA
Parashikimi i legjendës Johan Cruyff: “Messi do të

FRANCE - Të hënën, në Paris, në një ceremoni gala, revista franceze "France Fotball" organizoi  shpalljes e fituesve të anketës së saj tradicionale “Topi i Artë”. Pas një votimi të 100 gazetarëve të përzgjedhur, fitues u shpall ylli argjentinasi Lionel Messi, i cili e fiton trofeun prestigjoz për herë të tetë... 

Lojtari i dytë më i vjetër që fiton "Topin e Artë"

Në moshën 36 vjeç e 128 ditë, Leo Messi u bë lojtari i dytë më i vjetër që fiton “Topin e Artë”. Messit ia kalon vetëm Sir Stanley Matthews, i cili fitoi “Topin e Artë” në vitin 1956, jo më pak se 41 vjet më parë.

Leo Messi, është uruar edhe nga “familja” e Barcelonës

Argjentinasi nuk është harruar as nga FC Barcelona, ​​klubi ku ka arritur paraqitje të jashtëzakonshme.

“Familja Barca është krenare për ty, Leo Messi”,- ka qenë mesazhi i katalanasve, të cilët kanë bashkangjitur edhe një video të momentit, kur futbollisti u shpërblye në Paris. Me fanelën e Barcelonës, Messi ka fituar katër herë Champions League.

Johan Cruyff, në 2012: "Leo Messi mund të arrijë në 8 “Topa të Artë”!

Legjendari Johan Cruyff ka thënë në vitin 2012 se Leo Messi është i aftë të arrijë tetë “Balloons d'Or”, një objektiv që ish-ylli i “Camp Nou” do ta arrijë në vitin 2023.

“Deri në kohën që të përfundojë karrierën e tij, Leo Messi do të mbledhë gjashtë, shtatë “Topa të Artë”, ndoshta edhe tetë. Ai është i pakrahasueshëm”,- kishte thenë legjenda e futbollit holandez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll