Sport

Investimet e sheikëve dhanë rezultat… Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës 2034!

Investimet masive të sheikëve kanë dhënë rezultat dhe Arabia Saudite do të jetë mikpritëse e Kupës së Botës 2034, siç njoftoi vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

1 Nëntor 2023, 09:30 Nga DOSJA

ZVICER - Shumë njerëz të futbollit në mbarë botën kanë argumentuar muajt e fundit se sauditët po investojnë aq shumë për të sjellë yje nga Evropa në ligën vendase, me shpresën se ata mund të organizojnë Botërorin, ashtu siç kishin bërë rivalët e tyre nga Katari më 2022.

Dhe tani mund të thuhet se kjo hipotezë është vërtetuar nga njoftimi i Gianni Infantinos, i cili konfirmoi zyrtarisht, se Arabia Saudite do të organizojë Kupën e Botës në vitin 2034, duke dërguar një mesazh bashkimi me këtë rast.

“Futbolli bashkon botën si asnjë sport tjetër, dhe Kupa e Botës është skena perfekte për një mesazh uniteti dhe përfshirjeje. Kultura të ndryshme mund të jenë së bashku”, tha Infantino.

Investimet e sheikëve dhanë rezultat… Arabia Saudite do të

Australia u tërhoq nga gara, në metrat e fundit…

Ky vendim i FIFA-s erdhi si pasojë logjike e faktit, se Australia u tërhoq nga kjo garë dhe kështu Arabia Saudite mbeti i vetmi vend, që shpalli zyrtarisht kandidaturën për të pritur këtë garë.

“Duke marrë parasysh të gjithë faktorët, kemi arritur në përfundimin se nuk do ta bëjmë këtë për kompeticionin e vitit 2034. Football Australia ka ambicie për të sjellë më shumë turne të mëdha në vendin tonë.

Ne besojmë se jemi në një pozicion të fortë për të pritur Kupën e Azisë së Femrave në vitin 2026 dhe më pas do të presim skuadrat më të mëdha në futbollin botëror për Kupën e Botës FIFA për Klube në vitin 2029",- tha Federata e Futbollit e Australisë në një njoftim për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll