Aktualitet

Të shtrirë në tokë, arrestohen tre persona në Vlorë dhe Fier, iu gjet 43 kg çokollatë-kanabis (Video)

29 Tetor 2019, 13:33 Nga DOSJA
Të shtrirë në tokë, arrestohen tre persona në

FIER- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për proshim dhe shitje të lënëve narkotike.

Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se të rinjtë me iniciale A. M., 40 vjeç, banues në Fier, M. K., 46 vjeç, banues në Fier, K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë u arrestuan pas nje operacioni antidrogë të koduar “Zhupani”.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës, gjatë të cilit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Droga u gjet e paketuar në një prej bagazheve të dy automjeve që u bllokuan gjatë kontrolleve.

Tre të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Ndërkohë Policia e Shtetiti ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të tre të rinjve. Siç shihet dhe në video, efektivët kanë shtrirë të rinjtë në mes të rrugës dhe u kanë vënë prangat. Më pas ata janë shoqëruar për në komisariatin e Fierit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 43.5 kg cokollate-kanabis arrestohen tre persona operacion antidroge vlore-fier 43.5 kg cokollate-kanabis arrestohen tre persona operacion antidroge vlore-fier

Sondazh

Poll