Aktualitet

"Kam punë më të rëndësishme"/ Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti, Lala: Prokurorja Felaj refuzon t'i përgjigjet medias

Fëmija 3-vjeçar, ndërroi jetë si pasojë e marrjes së një mjekimi të gabuar te dentisti.

31 Tetor 2023, 10:31 Nga A.B
"Kam punë më të rëndësishme"/ Vdekja e
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur se prokurorja e Tiranës, Alma Felaj refuzon që t'i përgjigjet medias në lidhje me hetimet e vdekjes së 3-vjeçarit në klinikën dentare. Sipas gazetares, Felaj, iu është drejtuar medias duke i thënë se ka punë më të rëndësishme për bërë. 

POSTIMI I KLODIANA LALËS:

Prokurorja e Tiranes Alma Felaj refuzon ti pergjigjet medias ne lidhje me hetimet e vdekjes se 3 vjecarit qe dyshohet se erdhi si pasoje e mbidozes se narkozes. Arroganca e saj ka kapur majat. Felaj thote gjithe prepotence: Kam pune me te rendesishme per te bere, jo tju pergjigjem ju. Pika mu ne lule te ballit KLP!

Fëmija 3-vjeçar, ndërroi jetë si pasojë e marrjes së një mjekimi të gabuar te dentisti. Dyshohet që shkaku i humbjes së jetës të të miturit, është bërë doza e anestezisë së dhënë nga dentisti 70 vjeçar Roland Xhaxho. Xhaxho posedon një klinikë private në “Rrugën e Kavajës”. Ka qenë babai i fëmijës, Guri Spahiu, ai  që ka bërë denoncimin në polici. Ai ka pohuar se në klinikën private  fëmijës i është bërë anastezi totale për të bërë të mundur rregullimin e dhëmbëve./Dosja.al

alma felaj klodiana lala

Sondazh

Poll