Sport

Erling Haaland merr trofeun e parë në galanë e "Topit të Artë"!

Rivali më i madh i Haaland ishte Mbappe, por francezi mbeti vetëm një gol më pas duke e mbyllur sezonin e kaluar me 55 realizime.

30 Tetor 2023, 22:01 Nga DOSJA

Erling Haaland merr trofeun e parë në galanë e "Topit

FRANCE - Në Paris po zhvillohet ceremonia e "Topit të Artë" teksa kanë nisur të ndahen çmimet. Nuk mund të mungonte një trofe për Erling Haaland. Ylli i Manchester Cityt është vlerësuar me çmimin “Gerd Muller”, që i akordohet lojtarit me më shumë gola përgjatë një sezoni.

Në sezonin e kaluar, norvegjezi ishte golashënuesi më i mirë në kampionatet kryesore të Europës duke realizuar 56 gola dhe duke udhëhequr Cityn në tripletën e famshme të titujve.

Erling Haaland merr trofeun e parë në galanë e "Topit

Rivali më i madh i Haaland ishte Mbappe, por francezi mbeti vetëm një gol më pas duke e mbyllur sezonin e kaluar me 55 realizime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll