Aktualitet

GJKKO la në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, Gjokutaj ankimon masën

Berisha urdhërohet që të mos largohet nga Shqipëria pa autorizimin e gjykatës, si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.

30 Tetor 2023, 12:56 Nga A.B
GJKKO la në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën,
Berisha dhe Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ankimon masën e vendosur nga GJKKO për lënien në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.

GJKKO la në fuqi masën e sigurisë me detyrim paraqitje, ndaj kryedemokratit Berisha. Gjykata e urdhëron Berishën që të paraqitet dy herë në muaj para oficeres së policisë gjyqësore, Adelajda Metaj, pranë SPAK. Po ashtu, Berisha urdhërohet që të mos largohet nga Shqipëria pa autorizimin e gjykatës, si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Berishën se ndërmori ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në marrjen e pronës që i hapi rrugën ndërtimit të një kompleksi prej 17 pallatesh në zonën ku më parë ndodhej klubi sportive “Partizani”./Dosja.al

sali berisha genc gjokutaj

Sondazh

Poll