Aktualitet

Kanosi me armë gjahu një 57-vjeçar pas një konflikti me të, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë

U sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.            

30 Tetor 2023, 12:44 Nga A.B
Kanosi me armë gjahu një 57-vjeçar pas një konflikti me
Policia Vlore

VLORË- Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka kërcënuar me armë një shtetas tjetër. Policia bën të ditur se u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.      

NJOFTIMI I POLICISË:

“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kishte kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.            

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vlore

Sondazh

Poll