Aktualitet

Aksidenti tragjik në Durrës/ Arrestohen dy shoferët për vdekjen e 25-vjeçarit. Dëshmitë në Polici: S’pamë gjë

  • Aksidenti tragjik në Durrës/ Policia: Një mjet tjetër e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja (DETAJET)
  • Nga policia janë arrestuar dy shoferët, F. T., 54 vjeç dhe  P. T., 49 vjeç për vdekjen e 25-vjeçarit.
    Featured image of article: Aksidenti tragjik në Durrës/ Arrestohen dy shoferët për vdekjen e 25-vjeçarit. Dëshmitë në Polici: S’pamë gjë Foto nga aksidenti.

    DurrësPër aksidentin e rëndë që ndodhi dje në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”në Durrës, ku humbi jetën Ramazan Bata janë arrestuar dy persona. Policia njofton se janë arrestuar F. T., 54 vjeç dhe  P. T., 49 vjeç, shoferët e dy mjeteve.

    25–vjeçari Ramazan Bata 25-vjeç ishte me motor në momentin që u përplas me autobusin. Pas kësaj përplasje një tjetër makinë në ecje e mori para.

    Për këtë ngjarje të rëndë drejtuesi i autobusit ka rrëfyer se nuk e ka parë viktimën, por ka dëgjuar vetëm zhurmë në momentin e përplasjes. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij, ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë:

    Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 26.10.2019 në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, si pasojë e të cilit humbi jetën një shtetas, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    – F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;
    – P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.

    Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment