Aktualitet

Ngacmim seksual, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë në familje, arrestohen 8 persona në Tiranë

30 Tetor 2023, 12:33 Nga A.B
Ngacmim seksual, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë
Policia

TIRANË- Tetë persona kanë përfunduar në pranga pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, Policia ka arrestuar: personin me inicialet E.B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar afër banesës së saj, O. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin "Zhan D'Ark", dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

- E. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar afër banesës së saj;

- O. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin "Zhan D'Ark", dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. D., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. Ç., 46 vjeç, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- G. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- M. V., 32 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga;

- A. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi";

- E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Xhanfize Keko", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin R. M., 28 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimeve të kryera në sistem ka rezultuar se shtetasi E. K. ishte person i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ka dy urdhër arreste për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll