Aktualitet

Konflikti për pronën te 'Kepi i Rodonit', ish-deputeti Frroku në polici: Nuk ka ndodhur asgjë

Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

30 Tetor 2023, 12:37 Nga A.B
Konflikti për pronën te 'Kepi i Rodonit', ish-deputeti
Mark Frroku

TIRANË- Ish-deputeti Mark Frroku ka deklaruar para Policisë, se nuk ka ndodhur asnjë konflikt në zonën e Kepit të Rodonit. Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush.

Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

Në konflikt u përfshinë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij. Konflikti ishte i ashpër dhe situata ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Ende nuk është përcaktuar nga policia se kush e posedonte armën e zjarrit./Dosja.al

mark frroku

Sondazh

Poll