Aktualitet

Sherr mes 7 personave brenda lokalit në Labinot-Fushë, përdoren sende të forta dhe thika, 2 në pranga

Raportohet se gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. K., F. K. dhe Xh.M.Ky i fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve.

30 Tetor 2023, 12:04 Nga A.B
Sherr mes 7 personave brenda lokalit në Labinot-Fushë, përdoren
Policia

ELBASAN- Një konflikt masiv ka ndodhur mes disa personave në një lokal në Labinot-Fushë. Kanë përfunduar në pranga shtetasit Xh. M., 28 vjeç, dhe  M. K., 24 vjeç. Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç.

Raportohet se gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. K., F. K. dhe Xh.M.. Ky i fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.

NJOFTIMI I POLICISË:

U konfliktuan me sende të forta dhe mjete të mprehta, në ambientet e një lokali, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. M., 28 vjeç per veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Prishja e qetësisë publike";

M. K., 24 vjeç, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

F. K., 47 vjeç, A. Z. 44 vjeç, E. B., 24 vjeç, A. M., 56 vjeç, dhe A. B., 48 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, në fshatin Labinot-Fushë, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Si pasojë, janë dëmtuar shtetasit M. K. dhe F. K., të cilët pasi morën mjekim dolën nga spitali, si dhe shtetasi Xh. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 mjet prerës dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

sherr ne elbasan

Sondazh

Poll