Politike

“Kastrati do të më mbyllë gojën”, Agron Shehaj denoncon: Tenton të më sulmojë nëpërmjet portalit gjobvënës që fi

29 Tetor 2019, 06:25 Nga DOSJA
“Kastrati do të më mbyllë gojën”, Agron Shehaj

Tiranë- Ish-deputeti i opozitës, Agron Shehaj ka deklaruar se pasi denoncoi skandalin e tenderit të naftës prej 21 milionë euro, biznesmeni Shefqet Kastrati po e sulmon atë mediatikisht, nëpërmjet një portali që  subvencionohet prej tij.

Ish-deputeti thekson se Kastratit nuk do t’i mjaftojnë milionat që ju vjedh shqiptarëve që t;i mbyllë gojën.

“”Pasi denoncova skandalin e tenderit të naftës prej 21 milionë euro, Kastrati ka ndërmarrë një sulm mediatik kundër meje nëpërmjet portalit gjobvënës *****, i cili financohet nga Kastrati. Kastratit nuk do t’i mjaftojnë milionat që ju vjedh shqiptarëve të më mbyllë gojën.”, shprehet Agron Shehaj në rrjetin social Facebook.

Disa ditë më parë ish-deputeti demokrat Agron Shehaj denoncoi tenderin mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore për tre vitet e ardhshme. Sipas Shehajt, bëhet fjalë për një tender pa garë, me fitues të pacaktuar “Kastratin SHa” dhe me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës. Ai akuzoi Ministrinë e Brendshme, duke thënë se gënjeu për çmimin e naftës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj kompania kastrati tenderi korruptiv agron shehaj kompania kastrati tenderi korruptiv

Sondazh

Poll