Politike

Sot Kuvend, opozita paralajmëron tensione, mblidhet grupi parlamentar i PS, Rama: Të jemi të unifikuar

Sot, pavarësisht vendimit për t’i përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare, 23 deputetët e opozitës do të marrin pjesë në seancën që pritet të mbahet në orën 17:00. Në një mesazh dërguar kolegëe të grupit parlamentar, Gazment Bardhi u kërkn të mblidhen së bashku për të shkuar në Kuvend.

30 Tetor 2023, 11:25 Nga A.B
Sot Kuvend, opozita paralajmëron tensione, mblidhet grupi parlamentar i PS,
Partia Socialiste

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë e tij për deputetët socialistë, ku kërkoi që të vazhdohej të respektohej regullorja e Kuvendit.

Ne vazhdojme te respektojme rregulloren, ata te vijojne punen e tyre. Per cdo situate te krijuar duhet qe PS te jete e unifikuar ne qëndrim”, mësohet të jetë shprehur ai.

Sot, pavarësisht vendimit për t’i përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare, 23 deputetët e opozitës do të marrin pjesë në seancën që pritet të mbahet në orën 17:00. Në një mesazh dërguar kolegëe të grupit parlamentar, Gazment Bardhi u kërkn të mblidhen së bashku për të shkuar në Kuvend.

“Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë.”

Mes të përjashtuarve janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Ina Zhupa, Bujar Leskaj. Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Helidon Bushati. Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në seancën e sotme pavarësisht se ai dhe 22 deputetë të tjerë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës./Dosja.al

edi rama grupi parlamentar i ps

Sondazh

Poll