28 Tetor 2023, 13:12
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me procesin gjyqsor të nisur drejt tij nga SPAK. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha u shpreh se SPAK-u është kthyer në një skup të partisë së kryeministrit Edi Rama dhe po mashtron në mënyrë të paskrupujt. Berisha në fjalën e tij, theksoi se SPAK po fsheh dokumente për të krijuar dyshimin se nga dalin fondet që u përdorën për ndërtimet në kompleksin Partizani.
"Ka një moment të dytë. Për të krijuar uaunë dhe skupin, prokurorët politikë të partisë mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt. Abi Malltezi u bë me 113 metra, investitor që fitoi 5.4 milionë euro. Mashtrim publik i dënueshëm. Abi Malltezi u bë investitor jo me 113 metra tokë, por me 1250 metra tokë, që i bleu të kushërinjtë e tij, të dajo i tij. Dokumentet e këtyre blerjeve ezistojnë të gjitha në dosjen e SKAP-it të partisë. Por tani SKAP-i i partisë është tani skupi i partisë. Dhe fshehin dokumente për të krijuar dyshimin se nga i mbijnë këtij këto fonde. Së dyti, biznesmeni i ndërtuar Fatmir Bektashi, që ndodhet në arrest shtëpie për shkakun e vetëm se ka pasur ortak dhëndrin e Sali Berishës, pra ndodhet në një masë politike vetëm për këtë, ka deklaruar në hetim se që në fillim të tre ortakët, kanë rënë dakord të shesin në gropë. Çdo ndërtues dhe çdo njeri që blen apartamente, e dinë se ç’do të thotë të blesh në themele, blen në një përqindje mjaft të lirë se kur blen një pallat të përfunduar. Dhe këtë ata nuk e marrin parasysh, ndonëse kanë të gjitha dokumentet, kontratat e shitjes, depozitimit të parave. Vetëm me keqësinë e tyre për të bërë skupin, shprehen në këtë mënyrë.
Së treti, flasin për një fond 3-5 përqind të pronarëve. Cila është historia? Familja Begeja dhe çdo familje, kanë zgjedhur nga një përfaqësues të tyre për t’i përfaqësuar në procesin e privatizimit dhe kishte më pas diskutime me 22 familje që ishin aty të vendosura pa asnjë leje apo autorizim. Ky fond, ata që kanë hetuar 3 vjet, nuk kanë gjetur një dokument të vetëm që është materializuar. Sepse nuk u realizua sepse Fatmir Bektashi mori përsipër të kryejë shpenzimet që duheshin, kurse Abi Malltezi u mor kryesisht me dakordësimin me familjet pushtuese që ishin aty, të cilat pa asnjë ankesë u sistemuan, morën para ose apartamente sipas ligjit. Edhe ky është një bllof, një tym që ata e ngrenë për të zgjuar dyshime dhe nuk sqarojnë se kjo nuk ka pasur asnjë efekt dhe nuk është zbatuar. Edhe njëherë, pasi dështuan në tre vite hetimi intensiv dhe të gjithanshëm, ata arritën në shkelje të Kushtetutës, të dërgojnë pa leje parlamenti, kërkesën si person në hetim dhe jo si person në ndjekje penale, në gjykatë. Duhet t’u sqaroj një gjë, unë që flas, në vitin 2012, jam personi që kam hequr kufizimin për hetimin e deputetëve. Fakti që ata kanë hetuar 3 vite pa asnjë autorizim, dorëzimi i sanksioneve pas tre vitesh, është thjesht një masë e turpshme e Edi Ramës, i tmerruar se opozita nisi betejën e saj pa kthim," tha Berisha.
sali berisha
Politike
28 Tetor 2023, 12:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me procesin gjyqsor të nisur drejt tij nga SPA...
Politike
28 Tetor 2023, 12:46
I.A
Votat
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka bërë thirrje me shumicë dërrmuese për një armëpushim humanita...
Politike
28 Tetor 2023, 12:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përmbledhur sot me pak fjalë, se si qendron çështja e h...
Politike
28 Tetor 2023, 12:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me procesin gjyqsor të nisur drejt tij nga SPA...
Politike
28 Tetor 2023, 11:44
I.A
Gunther Krichbaum
TIRANË- Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU ka deklaruar se Shqipëria duhet që të plotësojë ...
Politike
28 Tetor 2023, 11:27
I.A
Gunther Krichbaum
TIRANË- Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU ka deklaruar se SPAK duhet që të mbështetet dhe jo të...
Politike
28 Tetor 2023, 10:21
I.A
Arben Ahmetaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ...
Politike
27 Tetor 2023, 22:08
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk mendon që SPAK po zhbën...
Politike
27 Tetor 2023, 22:01
I.A
Mbledhja e PD
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, mblodhi sot Këshillin Kombëtar së Partisë Demokratike, ku morën pjesë ...
Politike
27 Tetor 2023, 21:58
I.A
TIRANË- Në mbledhjen e zhvilluar sot të Këshillit Kombëtar të kryedemokratit Sali Berisha, ky i fundit u ka dhënë poro...