Politike

"Sporti si motor zhvillimi" Rama: Rindërtimi i Thumanës sfidë më vete, filluan sherret në familje

Rama tregoi se rindërtimi solli edhe sherre në familje, madje ndau rastin e një çifti të cilët ishin ndarë për të përfituar dy banesa.

28 Tetor 2023, 15:38 Nga f.i
"Sporti si motor zhvillimi" Rama: Rindërtimi i Thumanës
Edi Rama

THUMANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën “Sportin si motor zhvillimi” në Thumanë. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se në Thumanë, me investimet që janë bërë pas tërmetit, është vendosur guri i themelit të lëvizjes sportive dhe projekti ishte një sfidë më vete.

Kryeministri ka theksuar se në fillim shumë persona ishin mosbesues, por që tani janë duke e parë nga afër zhvillimin. Ndër të tjera Rama tregoi se rindërtimi solli edhe sherre në familje, madje ndau rastin e një çifti të cilët ishin ndarë për të përfituar dy banesa.

Rama: Kur Thumana ishte epiqendra e goditjes së tërmetit që në jo shumë vite më pas ne do të mblidheshim këtu me kaq shumë kampionë të sotëm dhe të djeshëm dhe me praninë e të gjithë federative të sportit për të shfrytëzuar infrastrukturën e një mjedisi sportive nga më të mirët në Shqipëri dhe në këtë godinë të shërbimeve ndaj komunitetit që është model i ri, e ka Thumana e nuk e kanë qytete të tjera shumë më të mëdha. Faktikisht, ky sot është realitet.

Dua të them se ky projekt në tërësi i rindërtimin dhe në veçanti i Thumanës do të kishte qenë i pamundur pa të tjerët që u angazhuan në diskutime. Arturi, nga emocionet, më ngatërroi fjalën. E kishte mendjen te lavdërimet dhe nuk e kishte mendjen ca tha. Ishte një sfidë më vete Thumana. Goditja ishte shumë e madhe dhe njerëzit ishin të lemerisur. Ishte bërë një kamp te fusha e futbollit dhe mosbesimi ishte total. T’u thoshe atyre do t’i bëjmë të gjitha, ishte si me ju thënë hajde dëgjoni dhe ca rrena. Ndër gjërat që u thashë kur diskutuam atë natë, ishte se do bëjmë më shumë fusha. U bënë gjërat, por u bënë sepse u bashkuan shumë forca. Kur filluan gjërat të ndodhnin, filluan dhe sherret mes familjeve. Ka ndodhur dhe një ndarje për të përfituar një shtëpi më shumë.

Programi ishte dhe program strehimi, ku familjet me disa kurora që kishin humbur një shtëpi, u jepej secilit kurorë një shtëpi. Rezultati është i kënaqshëm, por për mua jo, sepse dua të kjo të mbahet gjallë dhe të kthehet në një traditë. Ta bëjmë në një kompleks që jetohet në mënyrë të vazhdueshme. Dua të falenderoj Fidelin që e bëri të mundur gjithë këtë ardhje të të gjithë ju këtu. Është e rëndësishme ta shohim nga afër për të menduar se cfarë mund të bëhet. Është analizuar fondi europian për shkollat, dhe sa herë vij në këtë zonë. Një drejtor tha deri dje nuk kishim banjë në shkollë, tani kemi më shumë banjo se çka gjithë fshati. Janë bërë me standard optimale. Fideli kishte harruar t’i linte përkthyes sepse mendon se kur flet e kuptojnë të gjithë. Megjithatë, ne kemi vendosur gurin e themelit të lëvizjes sportive në shkolla.

edi rama ne thumane

Sondazh

Poll