Politike

"Shqipëria Bëhet"/Lapaj në Berat: Duhet krijuar një sistem ku të votohen më të mirët, jo të korruptuarit

Lapaj theksoi edhe njëherë se korrupsioni i zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të konsiderohet tradhëti e lartë kombetare dhe të denohet minimalisht 25 vite burg.

28 Tetor 2023, 18:33 Nga r.ll
"Shqipëria Bëhet"/Lapaj në Berat: Duhet krijuar
Adriatik Lapaj

BERAT- Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedimme qytetarët në Berat. Lapaj iu tha qytetarëve se gara është mjaft e rëndësishme pasi nga kjo dalin më të mirët e çdo fushe, ashtu edhe në politikë.

Ai tha se tani duhet ndërtuar një sistem ku qytetarët të mos detyrohen të votojnë njerëz të korruptuar ose të mos votojnë fare, por të votojnë më të mirët për interesin e qytetarëve.

"Në konceptin tonë, shteti nuk është subjekti që punëson gjithë republikën, por subjekti që garanton rregull, ku secili te hapë biznesin e tij, vendet e punës. Të marrë çka i takon. Është e rëndësishmë gara, sepse na nxjerr më të mirët në ccdo fushë. Duke dalë më të mirët në krye, krijohen politika të drejta. Ne nuk themi na voto ne, themi hajde imponojmë bashkë këto rregulla dhe pastaj votoni më të mirët. Por jo njerëz të korruptuar, që e di e gjithë Shqipëria që janë të korruptuar, dhe ju detyroheni të votoni o njërën palë ose tjetrën, o të njërit oligark ose oligarkut tjetër, ku të dy palët vjedhin, ose detyroheni mos të votoni fare. Dhe kjo duhet të ndryshojë, ju duhet një sistem ku ju të votoni më të mirët.", tha ai. 

Në fund të bisedimeve Lapaj theksoi edhe njëherë se korrupsioni i zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të konsiderohet tradhëti e lartë kombetare dhe të denohet minimalisht me 25 vite burg.

adriatik lapaj shqipëria bëhet

Sondazh

Poll