Aktualitet

Goditën me grushta policin në Kamëz dhe i morën armën, arrestohet 34-vjeçari, procedohet një tjetër

34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

29 Tetor 2023, 16:34 Nga r.ll
Goditën me grushta policin në Kamëz dhe i morën armën,
foto ilustruese

TIRANË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga dhe një 33-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pas një sherri të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë. 

Këta dy shtetas, një natë më parë dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, kanë goditur me grushte një shtetas, i cili ishte punonjës Policie jashtë shërbimit, i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar. 34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin R. N., 33 vjeç, banues në Kamëz.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën "Foto Xhavella", dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një shtetas, (punonjës Policie jashtë shërbimit), i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar.

34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

sherr ne tirane

Sondazh

Poll