Aktualitet

“Shqipëria mes destinacioneve më të kërkura në botë”/ Media hungareze: Trend i turizmit të së ardhmes

Sipas medias hungareze IN.HU destinacioni shqiptar po tërheq vëmendjen e udhëtarëve.

29 Tetor 2023, 12:18 Nga h.k
“Shqipëria mes destinacioneve më të kërkura në
Riviera shqiptare

HUNGARI-Shqipëria ka hyrë në një trend të ri të turizmit dhe të shënojë një rekord turistësh. Sipas medias hungareze IN.HU destinacioni shqiptar po tërheq vëmendjen e udhëtarëve. Shqipëria rënditet mes pesë destinacioneve më në trend për vitin e ardhshëm dhe thuhet se ka një nga rivierat më mahnitese të rruzullit.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit, falë historisë së saj të pasur, rivierës mahnitëse dhe kulturës mikpritëse. E vendosur në pjesën jugperëndimore të vendit, në brigjet e detit Adriatik, Vlora është qyteti i katërt më i populluar i Shqipërisë dhe qyteti i dytë port më i rëndësishëm, ku ndërthuret e kaluara magjepsëse dhe natyra e bukur e vendit.

Plazhet e Vlorës janë një eksperiencë e mrekullueshme për t’u eksploruar edhe në muajt e vjeshtës, pasi moti është ende i ngrohtë për t’u çlodhur në rërën e butë dhe admiruar peizazhin ose për shëtitje në mal.

Nëse udhëtoni në Vlorë, ia vlen të vizitoni Llogaranë, 45 minuta larg, parkun e famshëm kombëtar të Shqipërisë, i cili ofron pamje që të lënë pa frymë. 

 

 

shqiperia turistike

Sondazh

Poll