Aktualitet

Porositi dhe organizoi vrasjen e Behar Sofisë, nis gjykimi në mungesë për Jemin Sherën

SPAK identifikoi Jemin Sherë, si një nga organizatorët e kësaj ngjarje, nga disa pamje të kamerave të sigurisë, ku ai qëndronte para vrasjes me shtetasin tjetër të konsideruar organizator, Skënder Vathin.

29 Tetor 2023, 15:50 Nga h.k
Porositi dhe organizoi vrasjen e Behar Sofisë, nis gjykimi në
Jemin Shera dhe Behar Sofia

TIRANË- Gjykata e Posaçme do të nisë nesër gjyqin në mungesë për Jemin Sherën, i dyshuar nga SPAK, si një nga organizatorët dhe porositësit e vrasjes së shtetasit Behar Sofia, në 25 shkurt 2021 në Tiranë. Ndaj tij rëndojnë 3 akuza, më e rënda ajo e vrasjes me paramendim si dhe pjesëmarrje në një grup kriminal, sipas TvKlan.

SPAK identifikoi Jemin Sherë, si një nga organizatorët e kësaj ngjarje, nga disa pamje të kamerave të sigurisë, ku ai qëndronte para vrasjes me shtetasin tjetër të konsideruar organizator, Skënder Vathin. Ky i fundit aktualisht duke u gjykuar bashkë me 3 persona të tjerë të arrestuar, të cilët ndihmuan Ernejt Shytin të kryente ekzekutimin në qendër të Tiranës, pranë Piramidës.

Shyti, një i ri i cili pas identifikimit vendosi të flasë për drejtësinë dhe tregoi se si për vrasjen e ndodhur iu premtuan 50 milionë Lekë, por që nuk arriti t’i merrte. Në procesin, i cili po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, Shyti rrëfeu për treshen gjykuese se si kishte nisur plani për ekzekutimin e Sofisë pas kërkesës së bërë nga shtetasi Xhulio Visha, miku i tij.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25 shkurtit 2022 teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 e qëlloi dy herë me armë zjarri. 

behar sofia

Sondazh

Poll