Aktualitet

Policia aksion në Berat, kontroll disa serave dhe bizneseve në fshatra

Gjatë aksionit është kapur 19-vjeçari Haxhi Vrapi me doza të shumta kokaine.

29 Tetor 2023, 12:52 Nga h.k
Policia aksion në Berat, kontroll disa serave dhe bizneseve në fshatra
Berat

BERAT-Në Berat policia ka nisur një aksion gjatë mbrëmjes së djeshme në disa fshatra në kuadër të një operacioni anti-droge. Uniformat kanë kontrolluar disa banesa, biznese dhe sera. Gjatë aksionit është kapur 19-vjeçari Haxhi Vrapi me doza të shumta kokaine.

NJOFTIMI I POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Berat mësohet se e ka shtrirë aksionin në fshatrat Samaricë, Drenovicë e Pobrat, fshatra të ish/njësisë administrative Kutalli në Dimal.

Aksioni ku u bënë bashkë forcat operacionale, forcat Shqiponja, efektivë të sektorit të antidrogës e krimit në DVP-në Berat, sipas burimeve-kishte si qëllim goditjen e kultivimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Duke qënë se këtë vit në zonat Pobrat, Samaticë e Rërëz janë gjetur e asgjësuar sera me kanabis, shtëpi bari dhe shumë kilogramë drogë, mësohet se aksioni është përqëndruar në sera, njësi tregtimi e bare.

Kujtojmë se më 10 nëntor në Kutalli të Beratit policia zbuloi një fermë kanabisi, ku thahej lënda narkotike. Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 875 kg kanabis i tharë, ndërsa u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike.

 

aksion anti-droge ne berat

Sondazh

Poll